Për herë të parë, atmosfera e Pashkëve arbëreshe, e cila është e pandarë nga imazhi i heroit kombëtar Skënderbeut, do të përhapet edhe në Shqipëri.
Dy komuna arbëreshe nga Italia, Frashineto e Çivita, të përfaqësuara nga 50 burra, djem, gra, vajza, e fëmijë të veshur me kostume tradicionale do të vijnë në Krujë për të kujtuar 550-vjetorin e fitores së ushtrisë arbërore të Skënderbeut kundër ushtrive osmane, bën të ditur Report TV.
Ky manifestim mban emrin “Vallja e Fitores” dhe arbëreshët këtë festë e kanë praktikuar për më shumë se pesë shekuj pas shpërnguljes në Itali. Kjo festë e trashëguar për më shumë se pesë shekujsh është mjaft popullore në komunitetet arbëreshe dhe në çdo 24 prill festohet nga më i moshuari e deri te më i mituri.
Më 24 prill të vitit 1467, pas një rrethimi të tejzgjatur nga pushtuesit osman, pas shumë gjakderdhjesh nga të dy palët u shënua edhe fitorja e fundit e ushtrisë arbërore të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti në Krujë. Ndalni vajtimin për të rënët dhe shijoni gëzimin e fitores, ky ka qenë mesazhi i kësaj feste.

-
50 arbëreshë në Krujë për 550 vjetorin e fitores së Skënderbeut
-
Përkujtohet 550-vjetori i betejës së fundit të Gjergj Kastriotit
-
Tri komuna arbëreshe në Itali – zona të mbrojtura kulturore
-
“Shtëpia e arbëreshëve” – muze artefaktesh e dëshmish për ruajtjen e gjuhës dhe traditave
-
Në sheshin “Albania” në Romë, shënohet 552 vjetori i vdekjes së Skënderbeut