Kulturë

Veç një ofertë për marrjen me qira të monumentit të Gjakovës

Thirrjes së pestë për ta dhënë në shfrytëzim monumentin e Tabhanes në Gjakovë i është përgjigjur veç një ofertues.

Një komision i Komunës, të martën, do ta vlerësojë ofertën e të interesuarit të vetëm që ka shprehur interesim për ta marrë me qira e funksionalizuar objektin e mbrojtur me ligj që ndodhet skaj Çarshisë së Qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Meriton Ferizi, drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës, ka thënë se në thirrjen e pestë është paraqitur vetëm një i interesuar për ta marrë në shfrytëzim Tabhanen.

“E kemi pasur një ofertues dhe të martën do të jetë mbledhja e Komisionit. Është thirrje që të meret si qendër kulturore, ose si restorant tradicional, ‘caffee-shop’ apo pastiçeri. Kjo ofertë ka ardhur për restaurant karioke”, ka shpjeguar Ferizi.

Me numër rendor 625 në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, objekti i Tabhanes mbrohet si monument i shekullit XVII.

Tabhanja, sipas përshkrimit që i është bërë në Databazën e trashëgimisë kulturore të MKRS-së, gjendet në vendin e quajtur “Livadhi i Tabhaneve” pranë lumit Krena. Objekti i parë i Tabhanes është ndërtuar në vitin 1650 nga esnafi i tabakëve, dhe ky objekt përfaqësonte zejtarët e kohës, të cilët pasi u forcuan në rrafshin ekonomik ndërtuan Urën e Tabakëve dhe Urën e Taliqit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.