Kulturë

Mjeshtëria e Angelina Joliet në “First They Killed My Father”

Nëntitulli i filmit “First They Killed My Father” (Fillimisht, ata e vranë babanë tim) e distilon esencën e këtij filmi elokuent të Angelina Joliet: “A daughter of Cambodia Remembers” (Kujtimet e një vajze nga Kamboxhia).

Duke ndjekur nga afër kujtimet e Loung Ung, Jolie e ka drejtuar realizimin e një filmi që flet për përvojat e një fëmije gjatë gjenocidit në Kamboxhian e viteve ’70, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Realizuar sipas pikëpamjes së Loung, e cila ishte pesëvjeçare kur jeta e saj u trondit dhe shumica e anëtarëve të familjes së saj u zhdukën, filmi është gjallërisht real dhe i formësuar nga një dorë e sigurt artistike.

Në të tashmen dhe në atë kohë, skenave e halucinacioneve të imagjinuara, u është shtuar një lloj aure poetike duke rritur kështu ndjenjën në të cilën ishte ngujuar Loung teksa po jetonte një ankth nate. Jolie e ka pasur një nam që shkon drejt profilit të lartë si regjisore. Filmi i saj “Beyond the Sea”, ishte një homazh për kinematografinë e viteve ’60.

“Unbroken” që fliste për një të mbijetuar japonez në kampet e internimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte po ashtu kompetent dhe i qëndrueshëm. Por filmi i ri e çon atë drejt asaj që mund ta bëjë më së miri, dhe atë që kishte bërë në filmin e saj të parë si regjisore “In the Land of Blood and Honey”, që ngjarjen e zhvendos në luftën e Bosnjës.

Këta filma nuk janë vetëm për politikën, por edhe për ndikimin e politikës mbi individët, duke qenë se jeta e personazheve formësohet nga luftërat jashtë dyerve të shtëpisë së tyre.

Filmi nis me një përmbledhje të shkurtër por funksionale. Me klipe televizive në të cilat presidenti Richard Nixon, gjatë Luftës në Vietnam, njofton për pushtimin amerikan dhe më vonë edhe për tërheqjen nga Kamboxhia. Pothuajse menjëherë rrëfimi kthehet tek Loung, e cila sensin për politikë e ka të zhvilluar thjesht aq sa mund të dëgjojë veshi i një fëmije.

Duke qenë një prej më të vegjëlve në familjen e saj, ajo është një vajzë e lumtur e klasës së mesme në Phnom Pehn, dhe shihet me një fustan të bardhë. Babai i saj që e admiron është pjesëtar i policisë ushtarake në Qeverinë e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rol ky që e vë familjen në rrezik kurdo që vjen në pushtet komunisti, Khmer Rouge... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.