Marigona Qerkezi kalon provën gjenerale në skenën e Barcelonës

Marigona Qerkezi kalon provën gjenerale në skenën e Barcelonës

12 September 2017 09:15

Sopranoja kosovare që po bën karrierë nëpër botë, e ka kaluar provën gjenerale, me publik, në njërin prej teatrove më prestigjioze në Spanjë.

Marigona Qerkezi, të dielën mbrëma është ngjitur në skenën e “Gran Teatre del Liceu”, e veshur me petkun e rolit të Madama Cortese të operës “Il Viaggio a Reims” të kompozitorit Giachino Rossini, shkruan sot “Koha Ditore”.

Premiera e kësaj shfaqjeje në skenën e shtëpisë operistike që ndodhet në Barcelonë dhe ishte hapur qysh më 1847, do të jepet më 18 të këtij muaji.

“Prova gjenerale shkoi për mrekulli. Publiku ishte shumë i ngrohtë dhe duartrokiti gjatë”, ka thënë Qerkezi për gazetën të hënën, pas provës gjenerale me kastën e solistëve që udhëhiqet nga dirigjenti Giacomo Sagripanti. Regjinë e operës tre aktëshe të Rossinit në teatrin spanjoll e ka realizuar Emilio Sagi.

“Mezi po e pres debutimin më 18 shtator në këtë teatër fantastik”, ka shtuar Qerkezi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme