Thirrja e Ai Weiweit për solidaritet me refugjatët

Thirrja e Ai Weiweit për solidaritet me refugjatët

10 September 2017 17:06

Shtatë vjet më parë, artisti kinez Ai Weiwei e kishte mbuluar dyshemenë “Turbine Hall” në galerinë e “Tate Modern” në Londër me 100 milionë fara luledielli prej porcelani.

Secila prej tyre ishte bërë veç e veç nga një ekip prej mijëra artizanësh të fuqishëm nga jugu i Kinës, shkruan “The Telegraph”, transmeton “Koha Ditore”. Vepra, e cila ishte quajtur “Sunflower Seeds” (Fara luledielli), ju vinte në një pozitë të ndërlikuar: për ta kuptuar krejtësisht se çfarë në të vërtetë ishte kjo vepër, ju duhej që njëkohësisht ta kuptonit uniformitetin dhe unikalitetin e farave.

Duke ecur nëpër galeri, ju do ta shijonit një shaka të këndshme për shkak të madhësisë së instalacionit artistik. Por realizimi që pasonte disa minuta më vonë – që secila farë ishte e veçantë, e punuar me shkathtësi dhe me kohë të caktuar – ia dha ekspozitës një madhështi dhe një lloj humaniteti që do t’ju detyronte ta rishikonit nga e para.

Dokumentari “Human Flow”, i Ai Weiwei, që flet për krizën e vazhdueshme globale të refugjatëve, që u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecie, këto fara i shndërron në njerëz. Statistikat që lëvizin nëpër ekran, nëpërmjet filmit të Ai, duken të jenë shumë të mëdha për të pasur kuptim për çfarëdo tjetër përveç numrave – gjysmë milioni refugjatë që kishin mbërritur në ishullin grek të Lesbos vitin e kaluar, tre milionë që aktualisht janë në Turqi, 65 milionë që vazhdimisht kanë dalë në ekzil nga shtëpitë e tyre nga e gjithë bota.

Por në vend se ta përmbledhë në një pjesë të vogël të këtyre njerëzve dhe të rrëfejë historitë e tyre individuale si shembuj të krizës së gjerë, dokumentari “Human Flow” e shpërfaq gjerësinë e kësaj, duke krijuar një tapet epik të shpirtrave që ia nisin nga e para teksa largohen nga Siria, Kenia dhe Burma drejt kampit “Jungle”.

Shkaqet rrënjësore të emigrimeve nisin nga ndryshimet klimatike tek lufta, spastrimet etnike dhe persekutimi religjioz. Dokumentari kalon jo më shumë se një apo dy minuta me secilin prej këtyre subjekteve dhe kur njëri zhduket nga ekrani, më nuk kthehet.

Kjo mënyrë e ndërtimit të dokumentarit mund ta vështirësojë të përcaktohet saktësisht se në cilën krizë jeni në momentin që ajo pasqyrohet – nganjëherë krejt çfarë mund të shihni janë ngjyrat e tokave, lëkurës a qielli – edhe pse Ai pa dyshim se do ta argumentonte mungesën e përcaktimit, si pjesë të pikëvështrimit të tij të gjerë. Por gradualisht në dokumentar ngrihet një tregim edhe më i madh, që e ngjall krizën me një peshë dhe rëndësi të freskët, kur paraqiten të shtënat madhështore të filmit në kampet e mëdha dhe kur njerëzit e zhvendosur bëjnë rrugën e tyre nëpër peizazhe të panjohura... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme