“Jem’ kanë deri te ja katër muj 113. Qe ja katër muj jon le edhe ja katër, katër jon le djem. Jon bo 117 tashti anëtarë familje”.
Me këto fjalë nis dokumentari “117” i regjisorit Besim Sahatçiu, për familjen e madhe Nivokazi, të fshatit me të njëjtin emër të Gjakovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Por rreth katër dekada pas realizimit të këtij dokumentari, pikërisht në kullën më të famshme të fshatit që dikur kishte pothuajse vetëm ndërtesa prej guri, ajo është e boshatisur. Është rinovuar disi, e pret që të rifunksionalizohet.
Nga rreth 200 vjetët e saj, në pothuajse gjysmën prej tyre ka shërbyer edhe si teqe e Halvetive. Një shekull bashkëjetesë mes teqesë e banesës së 117 vetave. Shehu i katërt me rend i Halvetive të Nivokazit pret që kulla të marrë funksionin e teqesë, e për banim andej po ndërtohen shtëpi të reja.
Nën hijen e kullës prej gurësh të Erenikut ai kujton fëmijërinë e tij të hareshme e bashkëjetesën unike të familjes së madhe.
Dokumentari që flet pa fjalë
Në një pasdite me diell përvëlues të verës, nënë e bijë kishin zënë vende në karriget ku hije bënte kulla e madhe. Vajza rreth moshës 40-vjeçare, që jeton jashtë Kosovës dhe ka rastisur në vizitë në Kosovë, flet e para... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.