Kulturë

Teatri Kombëtar me “Eshtrat që vijnë vonë” në Maqedoni

Shfaqja e Teatrit Kombëtar të Kosovës, që ironizon me luftën për identitet, nacionalizmin dhe fenë,do të hyjë në garë për çmimet e festivalit që mbahet në Strumicë të Maqedonisë.

“Eshtrat që vijnë vonë” me tekst të Teki Dervishit dhe regji të Martin Koçovskit, do të shfaqet në edicionin e 25-të të Festivalit Ndërkombëtar të teatrit kamertal “Risto Shishkov”, shkruan sot “Koha Ditore”.