Ai konsiderohet si njëri ndër shkrimtarët më të mirë në botë të gjysmës së dytë të shekullit 20-të. Krahas Jorge Louis Borges, shkrimtari argjentinas me nënë arbëreshe, Ernesto Sabato, është një legjendë e letërsisë hispanike.
I mirënjohur për romanet e tij "Tuneli" dhe "Heronjtë dhe varrezat", Sabato ka shkruar dhe një libër për artin e romanit, përkatësisht për mjeshtërinë e të shkruarit të një romani.
I titulluar "Shkrimtari dhe fantazmat e tij", në këtë libër, Sabato shkruan për lidhjet e romanit me religjionin dhe filozofinë, për raportin e autorit me personazhet dhe një varg temash të ndërmjtme që shkojnë nga romani klasik i ideve të mëdha e deri te romani minimalist bartës i anktheve të njeriut modern.
Ky libër është sugjeruar për tu lexuar nga emisioni CODEX i KTV-së.