Kulturë

Pse u bëra kritike e poezisë xhihadiste

Elisabeth Kendall vendosi në vitet tetëdhjetë ta studionte arabishten në universitet. Shkrimtari egjiptian, Naguib Mahfouz, porsa kishte fituar çmimin Nobel, dhe Kendall ishte acaruar pse ishte aq e vështirë t’ia gjente veprat të përkthyera në anglisht. Dhe mësimi i arabishtes ishte në fakt rruga e vetme që ta merrte vesh sa i mirë në të vërtetë ishte nobelisti i ri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjithashtu ia hante mendja se përzgjedhja e këtij subjekti të vështirë do t’ia lehtësonte hyrjen në Oksford (dhe kështu përnjëmend ndodhi). Ama, është gjithashtu e vërtetë se përzgjedhja e arabishtes për studim ia përkeqësoi raportet me prindërit.