Kulturë

Kriza e refugjatëve në librat e autorëve për fëmijë

Disa prej imazheve më shokuese nga kriza në Siri kanë qenë fotografi të fëmijëve: trupi i fëmijës së mbytur i shtrirë në plazhet e Turqisë, pesëvjeçari nga Aleppo, pa shpehje të fytyrës e i shtangur, i mbuluar me gjak dhe hi, pasi që ishte nxjerrur nga rrënojat e një ndërtese të bombarduar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tani, një numër i autorëve të librave për fëmijë, të tërhequr nga këto imazhe dhe kronika të tjera të lajmeve, po i marrin ato si subjekt në librat fiktivë, për ta humanizuar dhe personalizuar për lexuesit e rinj konfliktin aktual. Një seri librash të porsadalë dhe të tjerë që do të dalin kanë për protagonistë refugjatët e rinj myslimanë, duke filluar prej librave me piktura për fëmijët e vegjël katërvjeçarë e deri te romanet për adoleshentë, të cilët depërtojnë në aspektet më të errëta të krizës së refugjatëve. Disa prej librave prekin edhe tema sfiduese, siç janë ngritja e ISIS-it apo ndarja e sekteve Sunni dhe Shia.

Libri me piktura Zogjët e mi të bukur e Suzanne del Rizzo është i bazur në një artikull, të cilin ajo e kishte lexuar për një djalë sirian, që jetonte në kampin e refugjatëve Zaatari në Jordan, e i cili zbuste zogj të egër. Në librin e saj ajo shkruan nga perspektiva e Samit, një djalë i cili trajnon pëllumba dhe i duhet t’i lërë zogjtë e tij pasi që familja e tij detyrohet të shpërngulet nga shtëpia e saj dhe të udhëtojë drejt kampit të refugjatëve në Jordani. Aty Sami gjen ngushëllim duke u kujdesur për zogj të egër.

Në mënyrë që të hulumtojë për novelën e saj për adoleshentët e rinj,Toka e përshendetjeve të përhershme,novelistja Atia Abawi udhëtoi në Lesbos, Greqi, dhe bisedoi me sirianë në kampin e refugjatëve. Bisedat i ndihmuan që ta formësojë rrëfimin e saj, i cili përqendrohet rreth një familjeje siriane, e cila u ikën fortifikatave të ISIS-it, drejt Stambollit e pastaj Greqisë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.