Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës, me premierë e monografi në 45 vjetorin e themelimit

45 vite punë, 45 vite të përballur me peripeci nga më të ndryshmet, por gjithmonë duke ia dalë falë vullnetit të madh për të mbijetuar. Kjo është trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, e cila këtë vit shënon 45 vjetorin e themelimit.

E për të gjitha këto vështirësi, sfidat dhe mos realizimit të kushteve për ata që dëshirojnë të merren me balet, drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj ka folur për KultPlus.