Kulturë

“Trashëgimia e kolonializmit në Kosovë” botohet në 17 gjuhë të ndryshme

Revista prestigjioze e Shoqatës Ndërkombëtare të Sociologjisë (ISA), ”GLOBAL DIALOGUE”, në numrin e saj të ri, (vol. 7/3), ka botuar intervistën më të re të Labinot Kunushevcit, intervistuesit të emrave të njohur të sociologjisë botërore, të cilën e ka realizuar me profesorin e Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Berisha, për trashëgiminë e kolonializmit serb në Kosovë.

Në këtë intervistë është diskutuar për qëllimet, strategjitë, specifikat dhe pasojat e kolonializmit serb në Kosovë; për qasjen e sociologjisë shqiptare ndaj tendencës së ideologjisë serbe për dominim politik, etnik dhe kulturor mbi shqiptarët; për ndikimin e miteve, propagandës dhe iluzioneve në inferioritetin e shqiptarëve dhe për kontekstin e Jugosllavisë në dritën e perspektivave post-ideologjike.