Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë ka njoftuar se janë kthyer mbi tetë mijë dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Ardit Bido, drejtor i këtij institucioni, ka theksuar se kjo seri dokumentesh e marrë nga arkivat amerikane, së bashku me dy kolana gazetash, përfshirë “Albanian” e themeluar nga Faik Konica, prej të enjtes janë bërë pronë e Arkivit Qendror Shtetëror, si rezultat i aktit të dhurimit të kryer prej studiuesit Artan Hoxha.
“Sikurse ka dëshmuar edhe precedenca e akteve të dhurimit, materialet dokumentare dhe fotografike të marra në dorëzim prej Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave kanë shërbyer për pasurimin e fondeve, duke ofruar edhe shtysa për nisjen e hulumtimeve të reja”, ka thënë Bido, raportojnë mediat në Shqipëri. Ka kujtuar dhurimin e arkivit vetjak të ngjeshur të poetit Lasgush Poradeci në vitin 2017 dhe një vit më vonë atë të veprimtarit politik Reuf Fico.
Po ashtu, Bido ka informuar se AQSH-ja strehon edhe dorëshkrime të shumta të Musine Kokalarit, në përmbushje të vullnetit të saj që “një pjesë e dorëshkrimeve të dorëzoheshin në Arkivin e Shtetit, pranë Sotir Kolesë”, siç thuhej në deklaratën e familjares së saj, Bibika Kokalari.
-
Arkivat e Shqipërisë, në pritje të studiuesve nga trojet shqiptare dhe rajoni
-
Arkivi i Shqipërisë dorëzon dëshmi për pritjen dhe sistemin e të dëbuarve me dhunë gjatë luftës së fundit
-
Shqipëria me platformë për digjitalizimin e arkivit të Enver Hoxhës
-
Italia ia kthen Meksikës 27 artefakte të trafikuara
-
Andoni: Kosova ka mbështetje më të madhe nga Amerika sesa Shqipëria