Kulturë

“Miqtë për Diellzën” bashkon zërat në thirrje për kurajë e vetëdijesim

Me koncertin “Miqtë për Diellzën” publikut e vetë protagonistëve në skenë u janë sfiduar emocionet. Ka qenë përjetim tejet prekës nëpërmjet këngës. Këtë dimension ia ka dhënë veçmas dedikimi i koncertit (Foto: Arben Llapashtica)
 

Një pjesë e anëtarëve të Filharmonisë së Kosovës kanë mbajtur koncert në mbështetje për miken e tyre, alton Diellza Sylejmani-Veseli, e diagnostikuar me kancer. Ngjarja emocionuese pati për qëllim kurajën e përkrahjen për të prekurit e tjerë. Mbi të gjitha, thirrje për ndërgjegjësim mbi sëmundjen. Mesazhet kanë qenë brenda repertorit me vepra emocionale njësoj si interpretimi. Për mua kënaqësi e madhe ishte së pari ta dëgjoja koncertin. Kësaj here prej pozicionit të publikut. Normalisht që është kënaqësi shumë e madhe dhe nder shumë i madh që kolegët e mi e kanë organizuar këtë koncert”, ka thënë Diellza Sylejmani-Veseli

Një pjesë e armatës së muzikës klasike në vend shkathtësitë e përvojën i kanë transformuar në thirrje për ndërgjegjësim. Arti me vokal e me tingull ka qenë metoda me të cilën miqtë e altos Diellza Sylejmani-Veseli i japin motiv në betejën e saj. Me koncertin “Miqtë për Diellzën” publikut e vetë protagonistëve në skenë u janë sfiduar emocionet. Ka qenë përjetim tejet prekës nëpërmjet këngës. Këtë dimension ia ka dhënë veçmas dedikimi i koncertit.

Mesazhet kanë qenë brenda repertorit me vepra emocionale. Sopranoja Besa Llugiqi u ka dhënë zë arieve operistike me interpretim delikat. Bashkë me Misbah Kaçamakun në piano e kanë thurur rrëfimin me mozaikun e operave botërore.