Kulturë

Ministria del prej planit, prej 500 mijë jep 2 milionë euro për projekte

Janë edhe 323 projekte kulturore që do të marrin prej rreth dy milionë eurove që Ministria e Kulturës ka vendosur t’i shpërndajë në muajin e fundit të vitit (Foto: Driton Paçarada)
 

Për thirrjen e hapur në fillim të shtatorit, Ministria e Kulturës kishte planifikuar 500 mijë euro. Por këtë shifër e ka katërfishuar. Në listat e publikuara del se organizatat joqeveritare janë përkrahur me 1 milion e 342 mijë e 296 euro, kurse projektet individuale me 605 mijë e 650. Krejt bashkë kapin shifrën 1 milion e 947 mijë e 946 euro. Bëhet fjalë për 186 individuale dhe 137 të organizatave joqeveritare

Sa u përket projekteve kapitale Ministria e Kulturës ka dështuar si gjithnjë, sipas shifrave të vetë Qeverisë, me dhjetë për qind të buxhetit të shpenzuar deri në fund të shtatorit. Por institucioni më i lartë kulturor ka gjetur rrugë për të rritur shpenzimet. Këtë po e bën nëpërmjet subvencionimit të skenës së pavarur kulturore. Për thirrjen e hapur në fillim të shtatorit MKRS-ja kishte planifikuar 500 mijë euro. Por këtë shifër e ka katërfishuar.

Në listat e publikuara del se organizatat joqeveritare janë përkrahur me 1 milion e 342 mijë e 296 euro, kurse projektet individuale me 605 mijë e 650. Krejt bashkë kapin shifrën 1 milion e 947 mijë e 946 euro. Bëhet fjalë për 186 individuale dhe 137 të organizatave joqeveritare. Lista e organizatave është e aprovuar. Ajo e projekteve individuale, preliminare. Të dyja janë në afat ankesash. Janë publikuar të mërkurën pasdite.