Kulturë

UNESCO: Vendet përkujtimore të vuajtjes njerëzore – trashëgimi botërore

Muzeu ESMA i Argjentinës në Buenos Aires, dikur një qendër sekrete paraburgimi ku kundërshtarët e regjimit ushtarak u torturuan dhe u vranë
 

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë ka njoftuar se vendet anëtare kanë rënë dakord në fillim të këtij viti se këto vende mund të luajnë rol kyç në ndërtimin e paqes, që është qëllim parësor i kësaj organizate

Varrezat nga Lufta e Parë Botërore në Belgjikë dhe Francë, kodrat e Ruandës ku më 1994 është kryer gjenocid dhe ish-qendra e torturave në Argjentinë, janë futur në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pasi është hequr moratoriumi i vitit 2018 për regjistrimin e qendrave memoriale të vuajtjes njerëzore.

Deri më tani vetëm Kampi i Përqendrimit Auschwitz-Birkenau në Poloni dhe Parku Memorial i Paqes në Hiroshima të Japonisë ishin në listë në këtë kategori.