Kulturë

Turqia e vendosur t’i rikthejë artefaktet trojane

Shumë artefakte të Trojës u kontrabanduan jashtë vendit, dhe Ankaraja aktualisht po punon për t’i kthyer ato
 

“Ashtu siç arritëm më 2012 të siguronim kthimin nga SHBA-ja të një grupi artefaktesh me origjinë nga Troja, besojmë se në të njëjtën mënyrë do të sigurojmë kthimin e artefakteve tona nga Rusia, Britania e Madhe dhe Gjermania”, citohet të ketë thënë Zeynep Boz, e cila drejton Departamentin Kundër Kontrabandës në Ministrinë e Kulturës dhe të Turizmit në Turqi

I vendosur në veriperëndim të Turqisë, qyteti antik i Trojës u ka dhënë jo pak thesare arkeologëve të cilët zbardhën sekretet e tij. Shumë nga këto artefakte u kontrabanduan jashtë vendit dhe Ankaraja aktualisht po punon për t’i kthyer këto objekte të trashëgimisë historike, raportojnë mediat turke.

Zeynep Boz, e cila drejton Departamentin Kundër Kontrabandës në Ministrinë e Kulturës dhe të Turizmit në Turqi, ka thënë se zyrtarët po punojnë tash e sa kohë për riatdhesimin e thesarit, të vendosur për ta kryer detyrën pavarësisht hezitimit të shumë vendeve që kryejnë kërkime historike mbi artefaktet trojane.