Kulturë

“Correr o fado” kap ritmin dhe zhytet në kulturën portugeze

“Correr o fado” kap ritmet portugeze për ta përkthyer një rrugëtim nëpër trashëgiminë muzikore dhe me një shfaqje si kjo, Baleti Kombëtar i Kosovës pasuron repertorin e vet me një inskenim sfidues e të tjetërllojtë (Foto: Bardha Neziri)
 

Nën ritmin e këngëve fado, të cilat të sjellin ndërmend kulturën e vallëzimin portugez, trupa nis t’i japë formë “Correr o fados”, një shfaqje bashkëkohore që luan mjeshtërisht me estetikën e lëvizjeve dhe skenografia është në funksion të plotë të saj. Si e tillë shfaqja është një zhytje në kulturën portugeze prej nga vjen edhe koreografi i kësaj shfaqjeje, Daniel Cardoso. Edhe uji është element i shfaqjes dhe ka arsye për këtë

Si shëtitje nëpër kulturën portugeze vjen shfaqja “Correr o fado”, e dhënë premierë nga Baleti Kombëtar i Kosovës. Nën direktivat e koreografit portugez, Daniel Cardoso, balerinët kapin ritmin fados, një muzikë tradicionale portugeze që shquhet nga melankolia e me temë për detin dhe jetën e varfër. E pasur në skenë është “Correr o fado”, premiera e dytë e BKK-së për sivjet.

Takimi i parë i publikut – tek hyn në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës – është skenografia, dy soje vaskash a akuariumesh në të dyja anët.