Kulturë

Tri fije lidhin punëdoret unike

Zanafilla e produkteve të tilla janë tri fije materiali. Varësisht nga madhësia e kërkuar tri fijet mbushen me pambuk. Secili produkt është unikat. “3fije” tashmë ka kaluar kufijtë e Kosovës
 

Tringa Blakaj dhe Fiona Beqiri e kanë gjetur një mënyrë të veçantë të punëdoreve. Janë ulëse të cilat zanafillën e kanë në tri fije, siç e ka marrë emrin edhe brendi i tyre me produkte unike. Dyshja me “3Fije” i jep një tjetër frymë artizanatit

Janë ulëse të ndryshme të veçanta në dukje e në ide. Janë tërësisht punëdore, kreacione origjinale të Tringa Blakajt dhe Fiona Beqirit.

Të dyja me profesione primare të ndryshme e kanë gjetur pasionin e përbashkët për realizimin e gjësendeve unike. Tërë këtë veprimtari e kanë filluar në kohë pandemie. Në pamundësi të kalimit të kohës në mënyra të tjera, pos të mbyllura në shtëpi, nisën të punonin ulëse me ngjyra e forma të ndryshme, të cilat tash njihen si “3Fije”. Zanafilla e produkteve të tilla janë tri fije materiali. Varësisht nga madhësia e kërkuar tri fijet mbushen me pambuk.