Kulturë

“Prishtinë 2002” mirëpritet në festivalin prestigjioz francez

“Ishte një ndjenjë shumë e mirë të përjetoja një gjë të tillë para një audience të madhe si kjo e ‘Clermont’. Filmi u prit shumë mirë dhe kjo gjë po hap mundësi të reja bashkëpunimi edhe për projektet e radhës”, citohet të ketë thënë regjisorja Trëndelinë Halili (në mes) pas premierës në Francë {gallery}
 

“Prishtinë 2002”, nën regji të Trëndelinë Halilit, tashmë ka nisur rrugëtimin nëpër festivale dhe shenjat e para janë për fillim të mbarë: në festivalin e filmit të shkurtër, “Clermont-Ferrand” në Francë, i konsideruar si njëri prej festivaleve më të mëdha ndërkombëtare të filmit të shkurtër në botë dhe festival i kategorisë A, i dyti në Francë pas Festivalit të Filmit në Cannes sa i përket audiencës. Garon për çmimin e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Të mërkurën, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ekipi i filmit ka përshkruar emocionet e premierës.