Kulturë

“Bolla” për Kosovën e Pajtim Statovcit garon për çmimin prestigjioz irlandez

“Bolla” nga Pajtim Statovci ka në qendër historinë e 22-vjeçarit me emrin Arsim, i cili në vitin 1995 ishte student në Universitetin e Prishtinës, në kohën kur gjithçka ishte armiqësore për shqiptarët. Është në mesin e 70 romaneve të nominuara për “Dublin 2023”
 

Romani me të cilin Pajtim Statovci kapërthen vitet e errëta për shqiptarët në Kosovë dhe pasojat e saj është futur në listën gjatë për “Dublin 2023”, njëri prej çmimeve më me peshë në botën letrare. “Jam i lumtur të njoftoj se ‘Bolla’ është në listën e gjatë për Çmimin Letrar Dublin 2023. Çfarë gëzimi i jashtëzakonshëm të jesh në mesin e njerëzve kaq të nderuar”, ka shkruar shkurt Statovci, i cili në listë gjendet krahas emrave të shquar si Elif Shafak, Ruth Ozaki, Claire Keegan

Romani “Bolla” i Pajtim Statovcit, në të cilin trajtohen periudha paraluftës, luftës së fundit në Kosovë dhe pasojat e saj, është në listën e gjatë për çmimin letrar “Dublin 2023”. Pjesë e kësaj liste janë emrat e njohur të letërsisë botërore, si: Elif Shafak, Ruth Ozaki, Claire Keegan e të tjerë. Është një prej çmimeve më me peshë në botë për një vepër të vetme artistike të shkruar a përkthyer në anglisht. Fituesi shpërblehet me 100 mijë euro.

Lajmin për nominim për çmimin prestigjioz, i cili daton prej vitit 1996, shkrimtari me prejardhje nga Kosova, e ka bërë të ditur nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Facebook.