Shishe qelqi e plastike të shkapërderdhura gjithandej të gjendura në një rrugë të Berlinit japin përshtypjen e kaosit. Është pamja e njërës nga dyzet fotografitë e shkrepura nga Agron Blakçori, e të ekspozuara në “TRAFFIC gallery” në Prishtinë.
Janë realizuar gjatë një vizite dymujore në pjesë të ndryshme të kryeqytetit gjerman. Ideja për shndërrimin e tyre në vepra arti autorit i ka ardhur kur kishte parë objekte të braktisura larg vëmendjes së njerëzve, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Duke lëvizur rrugëve i shihja këto gjësende sikur instalacione, sikur skulptura, edhe mënyra më e mirë për t’i dokumentuar ka qenë t’i fotografoja, pasi që nuk kisha mundësi t’i merrja me vete”, ka thënë Blakçori.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.