Kulturë

Filmi i animuar i punuar nga të rinjtë e Kosovës e Serbisë shfaqet në Komitetin e Helsinkit

Filmi i shkurtër i animual ‘Q&A’, i cili është realizuar në kuadër të programit ‘Serbia and Kosovo: Intercultural Icebreakers’, do të prezantohet në Komitetin e Helsinkit, shkruan KultPlus.

Për këtë gjë nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka njoftuar regjisori njëherësh edhe profesor i dy studenteve kosovare, që janë pjesë e këtij filmi, Ismet Sijarina. Ai përveç që është shprehur krenar me studentet e tij po ashtu ka njoftuar edhe për filmin.