Kulturë

Rezidenca e Rugovës që u shpall monument mbetet pa staf

Kujtim Shala si ministër i Kulturës i shoqëruar nga pesë këshilltarë të tij në prill të vitit të kaluar kishin pozuar në Rezidencën e presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

I kishte dorëzuar familjes Rugova dokumentin, me të cilin një pjesë e shtëpisë së presidentit historik ishte marrë nën mbrojte nga shteti.

Vetë Shala kishte thënë se Rezidenca ruan vlera të shquara historike, artistike e politike, të cilat presidenti i kultivonte me shije e kulturë, andaj, sipas tij, ato duhej të ishin të hapura për vizitorë. Por gati një vit e gjysmë më vonë, të mërkurën, portat e shtëpisë në Velani kanë qenë të mbyllura.

Një polic në kabinën ngjitur me rrethojat ka thënë se nuk është askush i pranishëm për të pritur vizitorë. Fiks 11 persona ishin pranuar në punë nga MKRS-ja, në janar të këtij viti, për të shërbyer në Rezidencë. Dy ciceronë, dy mirëmbajtës dhe shtatë roja kanë pasur kontrata për gjashtë muaj për të t’iu shërbyer vizitorëve. Qysh prej fundit të qershorit të këtij viti atyre u kanë skaduar kontratat (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.