Kulturë

Konfirmohet falsiteti i dy letrave që shiteshin si të Dickensit

Dy letra që u ofruan në ankand, si të shkruara prej Charles Dickensit, janë tërhequr pasi ekspertët kanë dyshime për autenticitetin e tyre
 

Dy letra të cilat mendohej se janë shkruar nga Charles Dickens në vitet 1850 janë tërhequr nga një ankand i ardhshëm pasi një akademik i hodhi poshtë ato si të falsifikuara. Dr. Leon Litvack, analist ekspert i letrave dhe dorëshkrimeve të Dickens, ka thënë për “The Guardian” se “shkrimi i dorës është i gabuar”. “Është nënshkrimi aty ku ndodh gjithmonë lëshimi. Unë kam letra nga e njëjta periudhë që do të vërtetojnë se këto janë falsifikime”, ka thënë ai.

Letrat datojnë më 29 mars të vitit 1855 dhe 13 nëntor të vitit 1858. Marrësit ishin dashuria e re e Dikensit, Maria Beadnell, me të cilën ai kishte rivënë kontakt dhe bashkëshorti i saj, Henry Louis Winter.