Kulturë

“Manifesta 14” e Prishtinës në top-dhjetëshen e ekspozitave evropiane të “Friezes”

“Frieze” e Londrës e ka renditur edicionin e sivjetmë të “Manifestas” në Prishtinë në mesin e top-10 ekspozitat më të mira evropiane për vitin 2022, përderisa artikulli ka për foto kryesore atë të veprave të Dardan Zhegrovës
“Frieze” e Londrës e ka renditur edicionin e sivjetmë të “Manifestas” në Prishtinë në mesin e top-10 ekspozitat më të mira evropiane për vitin 2022, përderisa artikulli ka për foto kryesore atë të veprave të Dardan Zhegrovës
 

Njëra prej platformave kryesore në botë për artin bashkëkohor, “Frieze” e Londrës, e ka renditur edicionin e sivjetmë të “Manifestas” në Prishtinë në mesin e top-10 ekspozitat më të mira evropiane për vitin 2022. Në listën e dhjetëshes të revistës me të njëjtin emër, gjenden prej kthimit triumfues të Cyprien Galliard në Paris e deri në debutimin e Bruno Zhu në Barcelonë, si dhe përzgjedhjes së një sërë muzesh të njohur evropianë si “Kunstmuseum Basel & Gropius Bau” në Bazel të Zvicrës, galeria “Cordova” në Barcelonë të Spanjës, galeria “Nordenhake” në Stockholm të Suedisë, “PinchukArtCentre” në Kiev të Ukrainës e të tjera. “Manifesta 14” që u mbajt prej 22 korrikut deri më 30 tetor në kryeqytet renditet e katërta, përderisa në ballinë të artikullit është imazhi i kukullave të famshme të artistit të Kosovës, Dardan Zhegrova, ekspozuar në 100-ditëshin e “Manifestas”. Bëhet fjalë për “personazhet” e veprës së tij “Your enthusiasm to tell a story”.

Në përmbledhjen e shkurtër për “Manifesta 14”, revista e platforma “Frieze” bën të ditur se si ajo i kishte intervistuar disa artistë të Ballkanit Perëndimor ende pa u bërë të ditura disa gjëra.