Kulturë

Mbrëmë në Prekaz u mbajt manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës”

Mbrëmë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nën patronatin e Ministrisë së Diasporës, u mbajt manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës”, në të cilin morën pjesë një numër i madh i bashkatdhetarëve, shkruan KultPlus.

Ky manifestim filloi me homazhe te varrezat e familjes Jashari dhe vazhdoi me programin kulturo-artistik të grupit muzikor vokal “Kvali” nga Sllovenia, i udhëhequr nga muzikologia Alma Bejtullahu, ikona e muzikës së vjetër qytetare Nezafete Shala & grupi muzikor si dhe talenti nga Austria Alban Spahiu.