Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas lajmit se xhubleta shqiptare është regjistruar në UNESCO.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Yuri Kim ka uruar ministren e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, ndërsa thotë se xhubleta shqiptare është një fustanet më të bukur në botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Xhubleta është një nga fustanet më të bukur në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime Elva Margariti”, shkruan Yuri Kim në Twitter.
Veshja shqiptare katër mijë vjeçare, xhubleta është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cilësoi si dhuratë për 110-vjetorin e pavarësisë.
Xhubleta njihet si veshje tradicionale e grave të Malësisë. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u dorëzua në UNESCO vitin e kaluar, për shkak se veshja tradicionale unike po rrezikonte të humbiste.