Kulturë

Samir Karahoda i elitës së filmit: S’kam lexuar asnjë libër për regji

Samir Karahoda (djathtas): “Në filmin e ri, djali im do të jetë aktori kryesor. Është ai që më ka shtyrë ta bëj atë”

Gara në “Berlinale” e Cannes, nominimi për “Oscar” evropian, triumfi në Sundance janë kapitujt e tij me filmat “Në mes” e “Pa vend”. I jashtëzakonshëm, është vlerësuar Samir Karahoda, por i pazakonshëm është rrugëtimi i tij si regjisor. “Kam shikuar diku me mijëra filma dhe kjo ndoshta më ka mësuar për regjinë, sepse unë as nuk kam lexuar ndonjë libër për regjinë, as nuk kam mbajtur ndonjë kurs apo diçka”, ka thënë ai në “Natën e filmit”. Ka zbuluar se po punon në projektin e radhës dhe për personazh ka të birin e tij

Rrugëtimi i Samir Karahodës në botën e filmit, është histori suksesi. E pazakonshme, po ashtu. Me “Në mes” e futi Kosovën për herë të parë në garën e Festivalit të Filmit në Berlin “Berlinale”, me “Pa vend”, në Festivalin e Filmit në Cannes. Alamet festivalesh e çmimesh të tjera pasuan. Para një viti, “Pa vend” i shpëtoi nga dora ai që njihet si “Oscar” evropian e në fillimvit triumfoi në Sundance me çmimin e jurisë. Pjesa tjetër është histori. Shembulli i Karahodës është me plot kapituj frymëzues. Është rreshtuar e ka konkurruar përkrah emrave më në zë kinematografisë së botës por Karahoda nuk ka lexuar asnjë libër për regji filmi. S’ka bërë shkollë për këtë. Pasioni e puna janë ato që e çuan në majat e suksesit.

“Kam shikuar diku me mijëra filma dhe kjo ndoshta më ka mësuar për regjinë sepse unë as nuk kam lexuar ndonjë libër për regjinë, as nuk kam mbajtur ndonjë kurs apo diçka. Por ndoshta fakti që më ka rënë që për çdo vit të shoh me qindra filma, ma ka dhënë një edukim më direk. Domethënë unë nuk i di rregullat e regjisë”, ka thënë Karahoda, i cili njëherësh është përzgjedhës i filmave të shkurtër në festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.