Kulturë

“Vera andrron detin” testohet edhe para publikut vendor

Skenë nga filmi “Vera andrron detin”

Një javë pas premierës vendore, kur hapi edicionin e 14-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest”, filmi “Vera andrron detin” ka ndezur projektorët e kinemave në Kosovë, por edhe më gjerë. Rrëfimi për gruan e guximshme e fjalëpakë Vera (Teuta Ajdini-Jegeni), që godet mentalitetin patriarkal, vjen para audiencës shqiptare – në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Shkup e Tiranë – pas rrugëtimit në Festivalin e Venecias në shtatorin e vjetëm, ku pati premierën botërore, për të vazhduar e korrur sukses si ai “Grand Prix” në Tokio, “Zambaku i artë” në “goEast Film Festival” të Gjermani e shumë të tjerë.

 

Si testim i shijeve të publikut dhe mësim nga audienca ka nisur rrugëtimi i “Vera andrron detin” i Kaltrina Krasniqit nëpër kinema. Konferenca për media të mërkurën në “Cineplexx” i ka paraprirë rrugëtimit të radhës, tash para audiencës shqiptare. Përveç Prishtinës, destinacionet janë Prizreni, Gjakova, Shkupi e Tirana

Një javë pas premierës vendore, kur hapi edicionin e 14-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest”, filmi “Vera andrron detin” ka ndezur projektorët e kinemave në Kosovë, por edhe më gjerë. Rrëfimi për gruan e guximshme e fjalëpakë Vera (Teuta Ajdini-Jegeni), që godet mentalitetin patriarkal, vjen para audiencës shqiptare – në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Shkup e Tiranë – pas rrugëtimit në Festivalin e Venecias në shtatorin e vjetëm, ku pati premierën botërore, për të vazhduar e korrur sukses si ai “Grand Prix” në Tokio, “Zambaku i artë” në “goEast Film Festival” të Gjermani e shumë të tjerë.

“Cineplexx” në Prishtinë të mërkurën ka qenë pikënisja e filmit të Kaltrina Krasniqit për këtë turne të radhës. Në konferencë për media regjisorja Krasniqi ka thënë se ishte e këndshme premiera në “Pri Fest” e edhe tash kur publiku i gjerë do ta shohë filmin.