Kulturë

Promovohet në anglisht monografia “The Osmani Brothers”

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Monografia e cila nxjerr në pah historinë familjare dhe kontributin e vëllezërve Osmani për çështjen shqiptare është promovuar në gjuhën angleze.

Libri “The Osmani Brothers” (Vëllezërit Osmani), botuar nga Botimet KOHA është një përpjekje e çmuar për të shpalosur me fakte angazhimin dhe kontributin e familjeve mërgimtare shqiptare, në veçanti të familjes Osmani në përkrahje të atdheut në ditët vendimtare të mbijetesës.