Kulturë

Harrohen dëmtimi i Kalasë së Novobërdës dhe kontrabanda me artefakte

Kalaja e Novoberdes
Më 2015, kompania “KOTO” nga Beogradi e përzgjedhur nga UNESCO, kishte nisur punimet për restaurimin e Kalasë së Novobërdës. Projekti qe financuar me një milion euro nga BE-ja, kurse zbatimi dhe mbikëqyrja janë bërë nga UNESCO-ja. Puna ka rezultuar me shumë defekte, të cilat ende nuk janë riparuar (Foto: Arben Llapashtica)

Kur i ishte konfirmuar se prej Kalasë së Novobërdës janë kontrabanduar artefakte për në Serbi, ashtu sikurse edhe restaurimi joprofesional, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku kishte paralajmëruar disa hapa. Janë bërë tre muaj, e për këtë rast nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Në maj ishin bërë tok drejtues institucionesh, janë dhënë disa propozime por pa ndonjë veprim konkret

Në qershor Ministria e Kulturës kishte paralajmëruar disa hapa sa u përket kontrabandimit të materialit arkeologjik të Kalasë së Novobërdës për në Serbi e po ashtu edhe për konservimin e restaurimin që rezultoi se ishte joprofesional në këtë monument. Ishte vetë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku që kishte thënë se shteti do të marrë përsipër konservimin dhe restaurimin e strukturave të Kalasë në atë që njihet si qyteti i epërm. Po ashtu, synonte kërkim dëmshpërblimi për punë joprofesionale.

Por deri me tash del se shteti ka heshtur sa i përket kësaj çështjeje.