Kulturë

Arkeologët në gjurmë të kishës më të madhe në Ballkan

Një grup i madh arkeologësh e punonjës të tjerë shkencorë janë duke punuar për të zbuluar strukturat e kishës. Kuadro të Universitetit të Prishtinës, Institutit Arkeologjik të Kosovës, “Ecole Normale Supérieure” nga Parisi dhe “La Sapienza” të Romës janë duke gjurmuar tash e tri javë
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Nuk është dashur të shkohej thellë nën sipërfaqe për të nxjerrë në pah struktura të një bazilike gjigante. Incizimet e deritashme bashkë me gërmimet e bëra janë tregues se hulumtuesit kanë rënë në gjurmë të një prej kishave më të mëdha në Ballkan. Të paktën, deri tash nuk janë zbuluar struktura të një objekti kishtar më të madh. “Kjo na informon se kemi të bëjmë me një objekt kulti paleokristian dhe paleobizantin të shekullit VI të epokës së Justinianit, ndërtuar dhe ideuar për peshkopin e Justiniana Secunda”, ka thënë udhëheqësi i projektit, arkeologu Milot Berisha

Rreth 700 metra në lindje të asaj që sot është parku arkeologjik Ulpiana fshihet një qytet më vete, Justiniana Secunda. Arkeologë vendës, francezë e italianë janë duke gërmuar në zemër të vendbanimit. Nuk është dashur të shkohej thellë nën sipërfaqe për të nxjerrë në pah struktura të një bazilike gjigante. Incizimet e deritashme bashkë me gërmimet e bëra janë tregues se hulumtuesit kanë rënë në gjurmë të një prej kishave më të mëdha në Ballkan. Të paktën deri tash nuk janë zbuluar struktura të një objekti kishtar më të madh.

Një grup i madh arkeologësh e punonjës të tjerë shkencorë janë duke punuar për të zbuluar strukturat e kishës. Kuadro të Universitetit të Prishtinës, Institutit Arkeologjik të Kosovës, “Ecole Normale Supérieure” nga Parisi dhe “La Sapienza” të Romës janë duke gjurmuar tash e tri javë.