Kulturë

“DokuFesti” mat pulsin e mbijetesës në kohë të turbullta

“How to survive?”, është pyetja që “DokuFesti” e ka shtruar qysh në natën e hapjes së edicionit të 21-të, të premten mbrëma (Foto: Esad Duraki)
 

Me pyetjen e fuqishme “How to survive?”, të premten mbrëma “DokuFesti” i ka ndezur projektorët. Festivali e mat pulsin e mbijetesës në kohë të turbullta, por po këtë pyetje ia shtron edhe vetvetes dhe ka një arsye për këtë. “Fire of love” ka qenë njëri prej filmave të parë në maratonën tetëditore filmike. Tema e filmit vjen si paralajmërim, e vetë ky film, por edhe mbi 250 të tjerë në program, dëshmojnë fuqinë e artit kinematografik në betejën për mbijetesë

“DokuFest” është hapur me thirrjen për vetëdijesimin për mbrojtjen e natyrës. “How to survive?” nuk ka qenë vetëm pyetje-temë për mbijetesën ndaj kushteve klimatike, luftës dhunës, fashizmit e për ekzistencë. Ka qenë edhe pyetje për mbijetesën e Festivalit përballë përkrahjes nga institucionet.

Gjallëria e para një viti u është kthyer rrugicave të Prizrenit, aty ku nikoqire janë shfaqjet e filmave të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër. Jashtë ambienteve të “Doku Kino” e “Lumbardhi Bahçe” janë mbledhur numër i madh i njerëzve nga turmat.