Kulturë

Pabarazia gjinore e shtresëzuar në teatrot e Kosovës

Diskutimeve në konferencën “Reprezentimi i barabartë në teatër – Mundësitë dhe realiteti për aktoret dhe aktorët”, u ka paraprirë prezantimi i rezultateve të hulumtimit “Barazia gjinore dhe diversiteti në teatrot evropiane” të realizuar nga Konventa Evropiane e Teatrit

Akterë të ndryshëm të teatrit në Kosovë kanë diskutuar rreth mungesës së përfaqësimit të duhur të grave në teatër, përcaktimit të profesioneve sipas stereotipave gjinorë, rolit të institucioneve kulturore e arsimore dhe pabarazisë gjinore. Në konferencën e organizuar në kuadër të edicionit të parë të “Prizrenifest” janë shpalosur statistika që i dëshmojnë këto

Përfaqësimi i grave në teatër nuk është i barabartë dhe nevojiten reforma për ta ndryshuar gjendjen aktuale, është thënë të enjten në konferencën “Reprezentimi i barabartë në teatër – Mundësitë dhe realiteti për aktoret dhe aktorët”, e mbajtur në kuadër të festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur – “Prizrenfest”, që sivjet vjen me edicionin e parë.

Akterë të ndryshëm të teatrit në Kosovë kanë diskutuar rreth mungesës së përfaqësimit të duhur të grave në teatër, përcaktimit të profesioneve sipas stereotipave gjinorë, për rolin e institucioneve kulturore e arsimore, dhe për pabarazinë gjinore.