Kulturë

Zëra mjeshtërorë nëpër perlat e muzikës shqipe për “Bilbilin” e Kosovës (FOTO)

Si një mbrëmje me risi e zëra të zgjedhur është përkufizuar nata e tretë e “Rame Lahaj International Opera Festival”. I është dedikuar një prej zërave që sot janë zor të përsëritshëm në këto anë – Nexhmije Pagarushës. Në foto nga e majta: Mirlinda Koci, Zana Abazi-Ramadani, Arta Jashari, Elbenita Kajtazi, Ramë Lahaj, Armand Likaj, Klodjan Kaçani, dhe Granit Musliu (Foto: Arben Llapashtica)

Dhjetë minuta para nisjes së koncertit, të pranishmit zor se kanë gjetur ndonjë ulëse të lirë. Salla plot e të tjerë në këmbë ka qenë introja në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë për t’u zhytur në botën shumëngjyrëshe të tingujve shqiptarë. Dhe kjo edhe në vepra të padëgjuara. Kur dritat e sallës janë fikur, skena është veshur në të vjollcë. E skena u është dorëzuar solistëve të përcjellë me tinguj pianistikë. Si një mbrëmje me risi e zëra të zgjedhur është përkufizuar nata e tretë e “Rame Lahaj International Opera Festival”. I është dedikuar një prej zërave që sot janë zor të përsëritshëm në këto anë. Si dedikim për “bilbilin” e Kosovës, Nexhmije Pagarusha, ka qenë e paralajmëruar kjo mbrëmje qysh kur është publikuar programi i Festivalit. Në fokus kanë qenë veprat e kompozitorëve shqiptarë, e solistët duke gjurmuar në këta tinguj kanë përcjellë mjeshtërinë e interpretimit në skenë. Frymëzim kanë qenë dy emra që kanë qenë kryefjala e mbrëmjes: Nexhmije Pagarusha dhe kompozitori Çesk Zadeja. Mbrëmja ka nderuar opusin krijues të kompozitorit shkodran në 95-vjetorin e lindjes. Këto dy dedikime ua kanë shtuar peshën e përgjegjësisë edhe interpretuesve që janë emra të njohur për skenën kosovare. Sipas presidentit të Festivalit, Ramë Lahaj, ky Festival do të ishte i mangët pa këngëtaren që ka lënë prapa një thesar të pasur muzikor.

 

“Kanë kaluar dy vjet prej kur zemra jonë Nexhmije Pagarusha nuk është më në mesin tonë për të ardhë e për të na mbështetë edhe fizikisht në mbrëmjet tona, ashtu siç bënte dikur, edhe pse shëndetin e kishte të rënduar. Ajo jeton e frymon rreth nesh, e kemi përditë e në çdo çast me vete përmes thesarit muzikor që ajo na ka lënë”, ka qenë paralajmërimi që ia ka barë koncertit tenori Ramë Lahaj. Dhe ka pasur plotësisht të drejtë kur ka thënë se “ajo frymon rreth nesh”. I tillë ka qenë koncerti ku disa prej zërave më të shquar operistikë të muzikës shqipe kanë sjellë mjeshtërisht perlat e muzikës

Dhjetë minuta para nisjes së koncertit, të pranishmit zor se kanë gjetur ndonjë ulëse të lirë. Salla plot e të tjerë në këmbë ka qenë introja në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë për t’u zhytur në botën shumëngjyrëshe të tingujve shqiptarë. Dhe kjo edhe në vepra të padëgjuara. Kur dritat e sallës janë fikur, skena është veshur në të vjollcë. E skena u është dorëzuar solistëve të përcjellë me tinguj pianistikë. Si një mbrëmje me risi e zëra të zgjedhur është përkufizuar nata e tretë e “Rame Lahaj International Opera Festival”. I është dedikuar një prej zërave që sot janë zor të përsëritshëm në këto anë. Si dedikim për “bilbilin” e Kosovës, Nexhmije Pagarusha, ka qenë e paralajmëruar kjo mbrëmje qysh kur është publikuar programi i Festivalit. Në fokus kanë qenë veprat e kompozitorëve shqiptarë, e solistët duke gjurmuar në këta tinguj kanë përcjellë mjeshtërinë e interpretimit në skenë. Frymëzim kanë qenë dy emra që kanë qenë kryefjala e mbrëmjes: Nexhmije Pagarusha dhe kompozitori Çesk Zadeja. Mbrëmja ka nderuar opusin krijues të kompozitorit shkodran në 95-vjetorin e lindjes. Këto dy dedikime ua kanë shtuar peshën e përgjegjësisë edhe interpretuesve që janë emra të njohur për skenën kosovare. Sipas presidentit të Festivalit, Ramë Lahaj, ky Festival do të ishte i mangët pa këngëtaren që ka lënë prapa një thesar të pasur muzikor.

“Kanë kaluar dy vjet prej kur zemra jonë Nexhmije Pagarusha nuk është më në mesin tonë për të ardhë e për të na mbështetë edhe fizikisht në mbrëmjet tona, ashtu siç bënte dikur, edhe pse shëndetin e kishte të rënduar. Ajo jeton e frymon rreth nesh, e kemi përditë e në çdo çast me vete përmes thesarit muzikor që ajo na ka lënë”, ka shkruar tenori Rame Lahaj, mëngjesin e së martës, kur e ka ftuar publikun në këtë mbrëmje.