Formula që tregon a ekzistojnë jashtëtokësorët

24 July 2017 11:12

Historia e kulturave nëpër botë, njeh përplot shembuj kur tekste apo vizatime periudhash të ndryshme na lënë të kuptojmë që shumë njerëz, në pamundësi për t'i shpjeguar disa fenomene qiellore, kanë pyetur për mundësinë e ekzistencës së qenieve inteligjente jashtëtokësore.

Por çfarë thotë shkenca për këtë? Astrofizikani Frank Drake, i cili ishte pjesë e Projektit Ozma për kapjen e sinjaleve jashtëtokësore, ka artikuluar një formulë për gjasat e ekzistencës së qenieve jashtëtokësore dhe të mundësisë tonë për të komunikuar me këto qenie.

Kjo formulë e komplikuar, e njohur si formula e Drake-ut, është shpjeguar nga strofizikani Rasim Bejtullahu në emisionin CODEX të KTV-së.

Duke folur për librin "Cosmos" të fizikanit Carl Sagan, Bejtullahu ka thënë se në univers ka miliona civilizime, por që problem janë gjasat minimale për të vënë kontakt me ta, për shkak të distancave shumë të largëta ndëryjore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme