Kulturë

“Manifesta 14” gjelbëron Prishtinën në maratonën e artit bashkëkohor

Synimet e premtimet që janë dhënë edhe atëherë kur u bë me dije se “Manifesta” zbarkon në Prishtinë, janë përsëritur edhe në konferencën për media në hotelin “Grand” një ditë para hapjes zyrtare të bienales nomade evropiane të artit

Kati përdhese bashkë me atë të sipërm të hotelit “Grand” paraditen e së enjtes kanë qenë të gjallë si rrallëherë. Mund të krahasohen veç me konferencat e tubimet menjëherë pas çlirimit të Kosovës dhe ato të ditëve të shkurtit 2008 kur edhe u shpall pavarësia. Më prapa në kohë, edhe me ditët kur hoteli i ka bërë konak mareshalit të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

 

E gjelbër, është ngjyra identifikuese e “Manifesta 14”, e cila tashmë ka pushtuar Prishtinën me art bashkëkohor. Midis synimeve të mëdha dhe skepticizmit se çfarë do të mbetet pas 100 ditëve të saj, e premtja është dita e hapjes zyrtare të kësaj bienaleje nomade evropiane të artit. Një ditë para ceremonisë, organizatorë e përfaqësues politikë, kryesisht kanë dhënë premtime e garanci për përfitimet që ia sjell vendit një ngjarje si kjo e që buxhetit të shtetit i kushton jo pak

Kati përdhese bashkë me atë të sipërm të hotelit “Grand” paraditen e së enjtes kanë qenë të gjallë si rrallëherë. Mund të krahasohen veç me konferencat e tubimet menjëherë pas çlirimit të Kosovës dhe ato të ditëve të shkurtit 2008 kur edhe u shpall pavarësia. Më prapa në kohë, edhe me ditët kur hoteli i ka bërë konak mareshalit të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

Gjallëria e së enjtes ishte konferenca hapëse e “Manifesta 14” për media. Hoteli “Grand” që ka një histori shumështresore asnjëherë nuk ka qenë më i mbushur me gazetarë të artit dhe kulturës e as me profesionistë të këtyre fushave. Para konferencës së Bienales nomade ata janë takuar me kryeministrin e Kosovës në kuadër të asaj që ditëve të fundit duket si një garë e politikanëve se kush po e shfrytëzon më shumë “Manifestan”. Kryeministri Kurti aty ka folur për domosdoshmërinë e gazetarisë së kulturës e atë se si këta profesionistë e bëjnë të prekshme edhe magjiken.