Kulturë

Shtetet që u dhanë filmave të dështuar një shans të dytë

 

Rikthimi i “Baywatch” mund të jetë duke shkuar drejt fundosjes, duke lëvizur anembanë globit, por është një territor ku adhuruesit e kinemasë me sa duket nuk ngopen me të: në Gjermani.

Lërjani këtë ndikimit të qëndrueshëm të David Hasselhoffit, por shteti i Angela Merkelit është pothuajse me një dorë duke e shpëtuar “Baywatchin”, që të mos dështojë tërësisht nëpër arka filmike, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.