Kulturë

“Siparantum” feston sukseset me koncert shumëngjyrësh, aty ku e nisi rrugëtimin, në “DAM”

“Siparantum” pos muzikës klasike “ecën” edhe me kompozime që interpretimin e bëjnë më tërheqës, e ku nuk hyn në punë veç vokali, por edhe lëvizjet duke shtuar dramaticitetin dhe kuptimin e paraqitjeve të formacionit. Koreografia ua shton vlerën. Kjo është një prej pikave të tyre të forta (Foto: Fikret Ahmeti)

Kori “Siparantum” tashmë i ka kaluar kufijtë e Kosovës e të rajonit sa i përket dëshmimit të profesionalizmit. Formacioni koral nga Peja, një grumbullim vullnetar i prirë nga dirigjenti e kompozitori Memli Kelmendi, ia ka dalë që të dëshmohet në salla prestigjioze e gara me nam ndërkombëtar. Por të dielën mbrëma janë kthyer në zanafillë. Aty ku e patën edhe paraqitjen e parë me koncert: në festivalin “DAM”.

 

Ambienti i kishës katolike “Shën Ndou” tashmë është i vogël për koncertet e “Siparantum” nga Peja. Jo veç sa i përket hapësirës performuese, por edhe asaj që akomodon publikun. Paralajmërimi se edicioni i sivjetmë i Festivalit do të mbyllet zyrtarisht me koncert të “Siparantum” ka ngjallur interesim të madh për ta shikuar koncertin. Kori veç ia ka dalë ta fitojë popullaritetin. Këtë e ka përmendur bashkëthemeluesi i Festivalit, Dardan Selimaj, qysh para se të niste koncerti. Ka thënë se para pesë vjetësh ky formacion për herë të parë ka interpretuar në njërën prej netëve të “DAM”, kurse kësaj radhe do të mbante koncertin e 99-të me radhë

Kori “Siparantum” tashmë i ka kaluar kufijtë e Kosovës e të rajonit sa i përket dëshmimit të profesionalizmit. Formacioni koral nga Peja, një grumbullim vullnetar i prirë nga dirigjenti e kompozitori Memli Kelmendi, ia ka dalë që të dëshmohet në salla prestigjioze e gara me nam ndërkombëtar. Por të dielën mbrëma janë kthyer në zanafillë. Aty ku e patën edhe paraqitjen e parë me koncert: në festivalin “DAM”.

Ambienti i kishës katolike “Shën Ndou” tashmë është i vogël për koncertet e “Siparantum” nga Peja. Jo veç sa i përket hapësirës performuese, por edhe asaj që akomodon publikun. Paralajmërimi se edicioni i sivjetmë i Festivalit do të mbyllet zyrtarisht me koncert të “Siparantum” ka ngjallur interesim të madh për ta shikuar koncertin. Kori veç ia ka dalë ta fitojë popullaritetin. Këtë e ka përmendur bashkëthemeluesi i Festivalit, Dardan Selimaj qysh para se të niste koncerti. Ka thënë se para pesë vjetësh ky formacion për herë të parë ka interpretuar në njërën prej netëve të “DAM”, kurse kësaj radhe do të mbante koncertin e 99-të me radhë.