Kulturë

“Lumbardhi Përsëri Publik” në mesin e fituesve të çmimeve të Trashëgimisë Evropiane

“Ndikimi që ka pasur nisma “Lumbardhi Përsëri Publik” në komunitetin lokal është shumë cilësor dhe dallohet për mënyrën se si ka ndikuar në politikat dhe qëndrimet e trashëgimisë kulturore në rajon e më gjerë. Angazhimi kreativ i të rinjve në aktivitete është i lavdërueshëm dhe bën të dukshme vlerat e shumta të vendeve të trashëgimisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të qyteteve”, shkruhet në arsyetimin e jurisë

Nisma për ruajtjen dhe rijetësimin e kinemasë “Lumbardhi”, “Lumbardhi Përsëri Publik” është pjesë e fituesve të çmimit prestigjioz evropian për trashëgimi kulturore për vitin 2022, çmimit “Europa Nostra”.

 

Komisioni Evropian dhe “Europa Nostra” kanë shpallur fituesit për vitin 2022 të çmimeve të Trashëgimisë Evropiane, financuar nga programi i BE-së për Evropën Kreative. Në mesin e fituesve të sivjetmë është edhe iniciativa për ruajtjen dhe rijetësimin e kinemasë “Lumbardhi”, “Lumbardhi Përsëri Publik”, e cila u drejtua nga fondacioni “Lumbardhi” me partnerë prej vitit 2015

Nisma për ruajtjen dhe rijetësimin e kinemasë “Lumbardhi”, “Lumbardhi Përsëri Publik” është pjesë e fituesve të çmimit prestigjioz evropian për trashëgimi kulturore për vitin 2022, çmimit “Europa Nostra”.

Vendimi rreth fituesve të çmimeve është marrë nga juria e përbërë prej ekspertëve të trashëgimisë nga e gjithë Evropa, pas vlerësimit nga komisionet e pavarura përzgjedhëse të kandidaturave të paraqitura nga organizata dhe individë nga 36 vende evropiane.