Kulturë

Ministria e Kulturës do të kërkojë dëmshpërblim për Kalanë e Novobërdës

Më 2015, kompania “KOTO”, e përzgjedhur nga UNESCO, kishte nisur punimet për restaurimin e Kalasë së Novobërdës. Projekti qe financuar me një milion euro nga BE-ja, kurse implementimi dhe mbikëqyrja janë bërë nga UNESCO. Puna ka rezultuar me shumë defekte, të cilat ende nuk janë riparuar. Përtej kësaj nga ky lokalitet edhe janë trafikuar artefakte për në Beograd (Foto: Arben Llapashtica)

Institucioni më i lartë kulturor në vend është duke u përgatitur për të kërkuar përgjegjësi për punimet joprofesionale për restaurimin e konservimin e Kalasë së Novobërdës e po ashtu edhe për kontrabandimin e materialit arkeologjik të këtij lokaliteti për në Serbi. Ministria e Kulturës planifikon për të ndërmarrë disa hapa në këtë drejtim, përfshirë marrjen përsipër të konservimit dhe restaurimit të strukturave të Kalasë në atë që njihet si qyteti i epërm. Ky orientim i Ministrisë së Kulturës vjen pas Raportit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore.

Ministria e Kulturës planifikon që të kërkojë përgjegjësi për punimet joprofesionale për restaurimin e konservimin e Kalasë së Novobërdës e po ashtu edhe për kontrabandimin e materialit arkeologjik të këtij lokaliteti për në Serbi. Institucioni më i lartë kulturor në vend është duke u përgatitur për të ndërmarrë disa hapa në këtë drejtim, përfshirë marrjen përsipër të konservimit dhe restaurimit të strukturave të Kalasë në atë që njihet si qyteti i epërm e kërkim dëmshpërblimi për punë joprofesionale. Ky orientim i Ministrisë së Kulturës vjen pas Raportit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore.

Pas raportimit të KOHËS në ditën e 28-të të marsit se revista “Journal of Archaeological Science” ka publikuar studimin “Mummified animal skin with tar content from the castle of the late medieval toWn of Novo Brdo (Central Balkans)” të pesë autorëve nga Serbia, ku shpërfaqeshin rezultate të artefakteve të Novobërdës, të marra gjatë viteve 2015 dhe 2016, MKRS-ja kishte kërkuar nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore që ta trajtojë këtë çështje. Por synimet janë që të shkohet përtej përgjegjësisë për trafikimin e artefakteve. Do të ndërmerren veprime edhe në Raport me restaurimin e konservimin.