Kulturë

Thaçi e Haggis pajtohen se “Kosova ka talente”

Presidenti i Kosovës sot ka pritur regjisorin dhe skenaristin, Paul Haggis, transmeton Koha.net.

Thaçi për këtë takim ka njoftuar në Facebook duke thënë se Kosova ka rini me talentin e kreativitet

Ky është postimi i Thaçit:

“Ardhja e regjisorit dhe skenaristit, Paul Haggis në Kosovë, në kuadër të "PriFilm Fest", ishte një mundësi unike për artistët e rinj kosovarë që të mësojnë nga përvoja e tij e jashtëzakonshme në industrinë e filmit.

Me regjisorin Haggis u pajtuam që Kosova ka rini që ka talentin dhe kreativitetin për të treguar historinë e Kosovës dhe për të ndërtuar dhe promovuar në botë identitetin e shtetit tonë të ri”.