1 perditesime
21:52

Filmi “Triangle of Sadness” merr Palmën e Artë

Filmi “Triangle of Sadness” i regjisorit Ruben Ostlund ka fituar Palmën e Artë në edicionin e 75-të të Festivalit të Filmit në Cannes. Është hera e dytë që Ostlund e fiton këtë çmim, pas vitit 2017 me “The Square”.

 

21:30

Dardennet me “Tori and Lokita” marrin Çmimin Special të edicionit jubilar

Image

Filmi “Tori and Lokita” në të cilin luan aktori i njohur kosovar, Alban Ukaj, ka marrë Çmimin Special të edicionit të 75-të.

Regjisorët belgë, vëllezërit Jean-Pierre dhe Luc Dardenne janë të njohur në këtë festival pasi kanë marrë disa çmime. Me “Tori and Lokita” ata kanë ekranizuar nëpërmjet artit fatin e dy të rinjve afrikanë që janë refugjatë në Belgjikë dhe përballen me një realitet brutal duke shkuar deri në skajin sa nisin të shpërndarje substanca narkotike.

Vëllezërit i janë kthyer Cannes pas dy “Palmave të Arta” me “Rosetta” më 1999 dhe “L’enfant” në 2005. Më pas ata me “Heshtjen e Lornës” kishin fituar Çmimin për skenarin më të mirë më 2008 e “Grand Prix” me “Le Gamin au Velo” më 2011. Historia e tyre në këtë festival ka vazhduar me Çmimin për regjinë më të mirë, për filmin “Le June Ahmed” më 2019.