Kulturë

Delegacioni i Akademisë Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar viziton “Shotën”

Descriptive Text

Me program të veçantë artistik e ka pritur “Shota” një delegacion të Akademisë Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, i cili ka vizituar Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, njëri prej institucioneve më me traditë në Kosovë. Delegacioni është kryesuar nga admirali Richard Anthony Murrison, teksa është shoqëruar edhe nga pjesëtarë të stafit të Ambasadës së Britanisë në Kosovë. Për vizitën e së mërkurës, “Shota” ka dhënë detaje nëpërmjet komunikatës për media të enjten. Delegacioni është pritur nga drejtori i “Shotës”, Shefqet Gjocaj, i cili, i ka njoftuar me historikun e Ansamblit dhe rolin që ka në ruajtjen, kultivimin dhe prezantimin e pasurisë shpirtërore dhe kombëtare.

“Ne jemi të nderuar me vizitën e dytë të Akademisë Mbretërore këtu, pas asaj të vitit 2016 dhe është kënaqësi e veçantë për pjesëtarët e Ansamblit tonë, që të ju mirëpresim dhe të shfaqim një program artistik për ju”, citohet të ketë thënë Gjocaj në takim me delegacionin i cili, sipas komunikatës, kishte vijues të Akademisë mbretërore përfaqësues të shumë shteteve të botës, si SHBA-ja, Japonia, Arabia Saudite, Omani, India, Pakistani, Zelanda e re, Izraeli dhe Mongolia. “Shota” kulturën e Kosovës si dhe kushtet e funksionimit dhe prezantimit të Ansamblit jashtë Kosovës, kanë qenë disa prej temave që janë diskutuar në takim.

“Po vijmë këtu nga një vizitë që patëm në Muzeun e Kosovës dhe nga një pritje e mrekullueshme që na e ofroi presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani dhe jemi të mrekulluar nga pritja e ngrohtë dhe programi që pamë. Është e kotë që të lexosh në Google dhe në libra apo të dëgjosh rrëfime për një kulturë dhe një popull. Duhet ta prekësh atë dhe ta ndiesh nga afër, nëse do të kesh ide më të qartë”, citohet të ketë thënë admirali Murrison pas vizitës.