Kulturë

Alarmi i radhës për bombë në hapje të “Mirëdita, dobar dan!” në Beograd

 

Gjatë hapjes zyrtare të festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, policia ka urdhëruar që të zbrazet Qendra për Dekontaminim Kulturor, pas alarmit për bombë. “Momentalisht, policia është duke kontrolluar dhe na është thënë që për 15 minuta të dalim jashtë”, ka thënë gazetari i KOHË-s, Shaban Maxharraj i cili po e përcjell nga afër festivalin. “Ceremonia u ndërpre nga alarmi. Sapo ka ardhur edhe një grup protestuesish, nja pesë e gjashtë veta, të cilët vetën e quajnë ‘radikalët serbë nga Prishtina”.