Presidenti Nishani dekoron Çun Lajçin me titullin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti Nishani dekoron Çun Lajçin me titullin “Mjeshtër i Madh”

19 July 2017 14:37

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin kosovar Çun Lajçi.

Në arsyetimin e këtij titulli thuhet se titulli “Mjeshtri i Madh”, i është ndarë për veprimtarinë e tij profesionale si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe kinematografisë shqiptare në përgjithësi: për realizimin e rreth 200 roleve në teatër dhe mbi 30 role në filma të ndryshëm artistikë në: Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Kroaci, Serbi, Holandë…, shkruan KultPlus

Dhe po në këtë dedikim është spikatur edhe roli i Çun Lajçi në vitet e 90-ta, i cili është treguar me rolin e tij “Kosova djep lirie”.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme