Qytetarët paralajmërojnë protesta nëse nuk anulohet leja e dhënies në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë Foto: Koha / ilustrim

Qytetarët paralajmërojnë protesta nëse nuk anulohet leja e dhënies në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë

19 July 2017 08:59

Sot pritet anulimi i dhënies në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë për Mentor Salihun.

Burimet i kanë thënë KTV-së se vendimin për anulim pritet ta bëjë publik gjatë ditës Agim Gërguri, drejtor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve në një konferencë shtypi.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse i gjithë procesi për dhënien në shfrytëzim të hapësirës së Kalasë do të anulohet, apo procesi do të nisë prej fillimit për t’ia dhënë dikujt tjetër, pas zbulimit në media se Mentor Salihu ishte i bashkëdënuar për vrasje dhe është daja i kryetarit të komunës, Bajram Mulaku.

Ndërkohë, iniciativa “Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë” i ka dërguar kërkesë për anulim të vendimit Ambasadës Amerikane në Prishtinë si investuese kryesore në restaurimin e kalasë si dhe institucioneve që kjo iniciativë i bën përgjegjëse për marrjen e hapësirës së vetme publike të qytetarëve të Vushtrrisë si dhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore.

Kjo iniciativë, përmes një komunikate, ka thënë se nuk kanë problem me asnjë individ e as me biznese.

Iniciativa ka paralajmëruar protesta nëse ky vendim nuk anulohet gjatë kësaj jave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme