Pavarësisht luftës, Ukraina po merr pjesë në garën evropiane të këngës “Eurovision”. Vendin në natën e parë gjysmëfinale e ka përfaqësuar pop grupi Kalush Orchestra me këngën “Stefania”.
Ukraina është vlerësuar nga mediat e huaja si favorite për të fituar Eurovisionin të shtunën.
Kalush Orchestra, një grup që ndërthur folklorin tradicional dhe hip-hopin, po konkurron me këngën Stefania, e cila është bërë himn në Ukrainë. Stefania është gjithashtu më e ndjekura në YouTube në mesin e 35 artistëve të shteteve të ndryshme.
Kënga është realizuar në gjuhën ukrainase amtare të grupit dhe është shkruar për nder të nënës së anëtarit Oleh, Stefania.