Kulturë

Ish-shtëpia e mallrave “Gërmia” do të jetë qendër multikulturore “Evropa”

Arkitekti Bekim Ramku, i cili së bashku me japonezin Kengo Kuma janë hartuesit e projektit ideor ka thënë se para disa javësh është kontaktuar nga Zyra e BE-së dhe i është thënë se shumë shpejt do të kontaktohet përsëri për t’i nisur negociatat sa i përket projektit të detajuar

Komuna e Prishtinës është e vendosur që ish-shtëpia e mallrave “Gërmia” të jetë sallë koncertale. Por hapësira e ndërtesës që mbrohet nga shteti si monument, sipas Komunës, mund të shndërrohet në një objekt multikulturor. Pos sallës koncertale, synohet të ketë edhe një galeri.

 

Megjithëse procesi nuk ka lëvizur ende prej projektit ideor, Komuna bashkë me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë janë marrë vesh për disa gjëra: financimin e projektit të detajuar, funksionin e edhe emrin. “Kemi arritur marrëveshje edhe për emrin. Do të jetë qendra multikulturore ‘Evropa’”, ka thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. I pari i kryeqytetit ka thënë se janë pajtuar me Zyrën e BE-së që hapësira të jetë qendër multikulturore, ku pos sallës, të jetë edhe galeria dhe të mbrohet fasada e ndërtesës aktuale

Komuna e Prishtinës është e vendosur që ish-shtëpia e mallrave “Gërmia” të jetë sallë koncertale. Por hapësira e ndërtesës që mbrohet nga shteti si monument, sipas Komunës, mund të shndërrohet në një objekt multikulturor. Pos sallës koncertale, synohet të ketë edhe një galeri.

Megjithëse procesi nuk ka lëvizur ende prej projektit ideor, Komuna bashkë Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovës janë marrë vesh për disa gjëra: financimin e projektit të detajuar, funksionin e edhe emrin.